Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Po trajtohet në QKUK, i lënduari në bjeshkët e Istogut

Po trajtohet në QKUK, i lënduari në bjeshkët e Istogut

Një person ka rënë në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi.

Në prononcimin e tij të orës 14:00, Gashi tha se viktima është duke u dërguar për në spital.

“Është sjell me barelë deri në fshatin Studenicë, për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur të shkohet me vetura”, tha Gashi.

“Sipas informacioneve, gjendja e tij është e rëndë. Te shohim tutje çka do të ndodhë”, tha ai.

Ndërkaq, doktori kujdestar në Emergjencë, i cili e ka pranuar 22-vjeçarin, ka bërë të ditur për Klan Kosova se pacienti ka marrë lëndime mesatarisht të rënda dhe do të vazhdojë trajtimi i tij në QKUK.

Themes by WordPress