Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Po të isha i lirë, nuk do të isha gjallë. Burgu më ka shpëtuar”- kështu e përshkruante jetën e tij Faton Hajrizi

“Po të isha i lirë, nuk do të isha gjallë. Burgu më ka shpëtuar”- kështu e përshkruante jetën e tij Faton Hajrizi

Qeveria serbe dje ka njoftuar se në territorin e tyre është vrarë Faton Hjarizi.

Sipas tyre, ai ka qenë në kërkim nën dyshimet se ka vrarë një polic dhe ka plagosur një polic tjetër, që të dy serb.

Në një intervistë televizive, dhënë 10 muaj më parë, Hajrizi ishte pyetur se “si do të ishte jeta e tij po të mos ishte për 22 vite i burgosur”.

Ai ishte përgjigjur kështu: Nuk mendoj se s’do të isha gjallë. Nuk ma merr mendja. Burgu me ka shpëtuar. Për qet punë edhe e kam mbajt burgun fort. Se e kam ndierë si një antiplumb, si një plumb.