Manchester United synon që të përforcohet në afatin kalimtar veror, pasi dëshiron të ketë një skuadër më të fortë për sezonin e ri.
Një nga repartet ku Djajtë e Kuq kërkojnë të ndërhyjnë është reparti ofensivë pasi nuk ka funksionuar mirë sezonin e fundit
Drejtuesit e gjigantit anglez janë të interesuar për transferimin e yllit zviceran, Dan Ndoye i cili ka pasur një sezon shumë të mirë edhe me Bolognën në Serie A.
Siç raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio, Manchester United është magjepsur nga performanca e ekspozuar nga Dan Ndoye në Euro 2024 me Zvicrën.
Anësori ka bërë një sezon fantastik me Bolognën, duke qenë ndër lojtarët kryesorë për kualifikimin e Bolognës sezonin e ardhshëm në Ligvn e Kampionëve.
23-vjeçari ka shënuar një gol në Evropian, derisa drejtuesit e United do ta ndjekin atë nga afër në sfidën e së shtunës ndaj Italisë.
Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Interi, derisa Bologna është e gatshme ta lejoj largimin e tij për një shumë rreth 25 milionë euro.