Një person është goditur në këmbë nga luga e ekskavatorit përderisa po punonte dje në shtëpinë e tij në Skenderaj.
Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Teksa, raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.