Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një shkollë në Zimbabve, ku një adoleshente humbi jetën ndërsa ndiqte orën e mësimit pasi u kafshua nga një gjarpër “mamba e zezë”.
17 vjeçarja Melody Chiputura ndjeu një pickim në kofshë dhe menjëherë thirri mësuesin kur pa gjarprin që zvarritej nëpër klasë.
Shokët e klasës reaguan menjëherë, por nuk mundën të bënin asnjë lloj gjëje pasi “mamba e zezë” është një ndër gjarpërinjtë më helmues në tokë dhe për këtë arsye vajza ndërroi jetë 20 minuta më vonë.
Melody u varros pranë shtëpisë së saj duke lënë të tronditur familjen ndërkohë që shokët e klasës shprehen se nuk janë të sigurt se si gjarpri hyri brenda. /TV Arbëria