Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Po më realizohet ëndrra”, Hana Beiqi flet para garimit në Lojërat Olimpike

“Po më realizohet ëndrra”, Hana Beiqi flet para garimit në Lojërat Olimpike

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

15 vjeçarja do të debutojë sot nga ora 11:00 në Lojërat Olimpike në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Hana në një intervistë për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se po i realizohet ëndrra.

”Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike normalisht që është punë e gjatë, prej fillimit të karrierës sime e kam pasur deshirë me marr pjesë në Lojërat Olimpike dhe tashmë mu ka plotësuar dëshira, ënrra jem prej se ja kum nis notit, normalisht ka qënë një rugëtim i vështirë, sidomos me luftën ndërmjet federatës, por me rëndësi ia kam dal e kom qit provën që muj me mrri edhe muj me qënë anëtare e Komitetit Olimpik dhe shpresoj ta përfaqësoj Kosovën dhe ta dërgoj në nivelin më të lartë në sportin e notit”, ka thënë ajo.

 

Powered by WordPress