Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Po lëvizte me veturë, plumbi qorr godet automjetin e qytetarit në Polac të Skenderajt

Po lëvizte me veturë, plumbi qorr godet automjetin e qytetarit në Polac të Skenderajt

Një rast i ‘Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’ është iniciuar dje pasdite në Polac të Skenderajt.

Atje dyshohet se një plumb qorr ka goditur veturën e një qytetari, me të cilën i njëjti ishte në lëvizje.

Predha e plumbit ka dëmtuar veturën por pa shkaktuar dëme të tjera.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e PK-së.