Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Po ikte nga policia, i dyshuari i kërkuar me urdhër-arrest bie nga lartësia e ndërtesës dhe përfundon në QKUK

Po ikte nga policia, i dyshuari i kërkuar me urdhër-arrest bie nga lartësia e ndërtesës dhe përfundon në QKUK

Policia ka bërë të ditur se një person në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga lartësia e një ndërtese dhe ka pësuar lëndime trupore.

Për të njëjtin kishte urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar. Ngjarja ka ndodhur te Lagjja e Spitalit.

I njëjti pas rastit është transferuar për mjekim në QKUK.

“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës,  janë duke ndërmarrë  të gjitha veprimet  e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim policor.