Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Po ia shqiptonin gjobën në trafik njërit prej tyre, policia në Pejë sulmohet nga dy të dyshuar

Po ia shqiptonin gjobën në trafik njërit prej tyre, policia në Pejë sulmohet nga dy të dyshuar

Policia ka arrestuar dy persona mbrëmë në Pejë, për sulm ndaj personit zyrtar.

Të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar njësitin policor, teksa po ia shqiptonin një gjobë për kundërvajtje njërit nga tyre.

Zyrtarët policorë dhe njëri nga të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.