Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar 4 persona pasi të njëjtit po bënin gara të kundërligjshme në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas policisë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Katër shoferët janë dënuar me nga 150 euro dhe nga një pikë negative.
/TV Arbëria