Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast për “falsifikim të dokumenteve” ndaj disa personave që po bartnin drunjë.
Sipas raportit të policisë, gjatë patrullimit në udhëkryqin e rrugëve që shpie në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, janë ndaluar për kontroll katër kamionë që po bartnin dru.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drunore, policia ka vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar.
Si pasojë e rastit janë sekuestruar 80m³ dru, si dhe kamionët me të cilët kryhej transporti.
/TV Arbëria