Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pluhuri toksik i termocentraleve që po i “helmon” edhe të mbjellat bujqësore në Obiliq

Pluhuri toksik i termocentraleve që po i “helmon” edhe të mbjellat bujqësore në Obiliq

Fahri Aliu është nga Obiliqi. Ai është i shqetësuar shumë se të mbjellat bujqësore dhe edhe gjedhet po kërcënohen nga grimcat toksike të pluhurit që vijnë nga tymtarët e tërmocentraleve.

Me problemin e Fahriut e të shumë bujqëve të tjerë, shteti thuajse nuk është marrë seriozisht asnjëherë.

Eksperti, Imer Rusinovci e ndan brengën me bujqit. Pohon me shqetësim se kulturat bujqësore janë të ekspozuara nga ndotja në Obiliq dhe në zonat e tjera ku mund të bijnë grimcat e pluhurit të termocentraleve. Këto kultura, si gruri e perimet mund të përbëjnë rrezik edhe për shëndetin e popullatës.

E komuna e Obiliqit duket se është pa kompetenca për t’u dalë në ndihmë bujqëeve në mënyrë që prodhimet e tyre të jenë të shëndetshme.

Bejtullah Mjekiqi, është drejtor i Bujqësisë në Obiliq. Ai fatkeqësisht e kontstaton ekzistencën e këtij shqetësimi të ndotjes por kjo kumunë mbetet e pafuqishme sipas tij për të ndikuar në KEK apo kudo tjetër në mënyrë që konsumi i produkteve bujqësore e të tjera të jetë i shëndetshëm.

Nënkryetari i Obiliqit ankohet për shpërfillje sistematike të brengave që ata i kanë sa i përket mjedisit.

E ai që merret në baza ditore me ambientin është pikërisht drejtori i kësaj fushë në Obiliq, Abdyrrahman Krasniqi. E konfirmon ndotjen e madhe dhe kjo sipas tij ka pasur efekt direkt në ekonomi dhe turizëm.Bujkut, Fahri Aliu e fermerëve të tjerë u mbetet të bashkëjetojnë me ndotjen dhe me situatën e mjerueshme të ankesave sepse aktualisht asnjë institucion nuk jep një zgjidhje premtuese se si të evitohet apo pakësohet ndotja e frikshme e ambientit në këtë komunë.

Powered by WordPress