Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Plotësova një ëndërr” – Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

“Plotësova një ëndërr” – Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Futbollisti gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, u kualifikua në fazën e 1/16-tës të Kampionatit Evropian në Gjermani me kombëtaren e tij.

Kvaratskhelia shënoi golin kryesor për gjeorgjianët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Portugalisë dhe praktikisht e çoi ekipin e tij në fazën eliminatore.

Në fund të ndeshjes, teksa bashkëlojtarët po festonin suksesin e madh, ai vendosi të përshëndesë Cristiano Ronaldon, me të cilin ka shkëmbyer fanellat.

Gjeorgjiani mori trofeun si ‘Lojtari më i mirë të ndeshjes” ndaj Portugalisë, si dhe fanellën e portugezit të famshëm, duke e postuar pastaj në Instagram me një përshkrim.

“Një ëndërr”, ka shkruar Kvicha.

Vetë gjeorgjiani tregoi pas ndeshjes se kishte folur me legjendarin Ronaldo, për të cilin ka shumë respekt.

“Unë mora fanellën e Ronaldos dhe shkuam në fazën tjetër. Kjo është dita më e mirë në jetën e tifozëve gjeorgjianë, ne bëmë histori. Bëmë diçka që askush nuk mund ta kishte ëndërruar ta bënte. Askush nuk besonte se do ta mposhtnim Portugalinë, por ne treguam se jemi ekip cilësor dhe se nëse ka 1 për qind shanse, duhet të llogarisin tek ne”.

“Para ndeshjes fola me Ronaldon dhe ai më uroi fat. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do të vinte tek unë dhe do të fliste me mua. Ai është një top lojtar dhe një top njeri. Unë kam shumë respekt për të. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë Kvaratskhelia.

Powered by WordPress