Klinika Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka regjistruar gjithsej 121 lindje gjatë periudhës 16-22 nëntor 2026.
Sipas raportit javor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 67 ishin lindje spontane, ndërsa 54 lindje u realizuan me prerje cezariane
Onix SPA 300×250
Gjatë kësaj jave, në Klinikën Gjinekologjike kanë ardhur në jetë 67 meshkuj dhe 58 femra.
Po ashtu, raporti evidenton edhe katër lindje të binjakëve.