Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Sezoni turistik në Vlorë raportohet të jetë larg pritjeve për numrin e turistëve në kohë periudhë.

TV Vlora në një raportim të saj thekson se fundjava mbetet e vetmja shpresë për sezonin turistik dhe bizneset përgjatë bregdetit.

“Siç mund ta ndiqni edhe nga pamjet unë ndodhem në një ndër vendet më të frekuentuara të Radhimes dhe pas shpinës sime çadrat janë totalisht bosh. Në një vëzhgim të kryer nga televizioni, pra e gjithë zona bregdetare nga vija e tunelit në ujin e ftohtë në Radhime, por edhe Urikum, me pushues numër vërtetë minimal”, tha gazetari i 6+1 TV Vlora.

Çmimet e larta janë një prej faktorëve kryesorë të cilët kanë ndikuar në rënien e numrit të pushuesve.

“1 mijë lekë të reja, por në shumicën e plazheve çmimi shkon deri në 2 mijë lekë të reja për një çadër dhe 2 shezlone…”.

Themes by WordPress