Me vendim të autoriteteve lokale në Ohër, disa nga plazhet u dhanë përsëri me koncesion, pasi disa vjet më parë, plazhet u morën nga koncesionarët që vepronin me leje të skaduara, dhe me rekomandimin e UNESCO-s, të gjitha objektet që ishin instaluar u hoqën. Koncesionarët e rinj të plazheve të vjetra tani mund të instalojnë vetëm pajisje urbane me tavolina, karrige dhe çadra.
“Këto objekte duken si qymez, por mirë është që e kemi edhe këtë. Ohri nuk e meriton këtë. Ky ishte një plazh prej 5000 metra katrorë të cilin unë e kisha në koncesion. Plazhi u prish, koncesioni ishte skaduar. Nuk u desh të prishet, thjesht duhej të zgjasnin koncesionin”, tha Ilija Xheparoski – qiramarrës plazhi.
Qiramarrësit e plazheve pritet të ankohen për faktin se janë shkatërruar platformat.
“Turistët reagojnë, nuk e duan këtë formë rregullimi në plazhe, kaq modeste dhe jocilësore. Ata duan aktivitete të tjera këtu. Këtu kishte tavolina bilardoje, kishte platforma për pije, të rregulluara në mënyrë luksoze”, tha Danica Baçevska – pronare e objekteve hotelierike.
Plani i menaxhimit për rajonin e Ohrit pret më shumë se dy vjet të miratohet. Duhet të japë udhëzime se ku dhe në cilat vende të bregut duhet të rregullohen plazhet, që do të lëshoheshin me koncesion si më parë./Alsat.mk