Plator Gerdovci, është zgjedhur shef i grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në kuvendin komunal të Prishtinës.
Gerdovci, ka falënderuar kryetarin e degës së PDK në Prishtinë, Uran Ismailin dhe kolegët asamblistë për ‘’besimin e dhënë’’.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Falënderoj Kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili dhe kolegët asamblistë për besimin e dhënë.
Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim dhe vendosmëri, duke u angazhuar së bashku për një kryeqytet më të zhvilluar, më funksional dhe me më perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim.