Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Plas sherri në parlamentin turk, deputetët goditen me grushta

Plas sherri në parlamentin turk, deputetët goditen me grushta

Një sherr ka ndodhur në parlamentin turk mes deputetëve të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe partisë pro-kurde me rastin e debatit të projektligjit tatimor.

Ali Bozan i partisë pro-kurde e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”, i cili u largua, e goditi Bozanin me shuplakë dhe më pas e goditi me grusht.

Bozani ia ktheu goditjet dhe situata do të kishte marrë një kthesë edhe më të keqe nëse nuk do të frenoheshin nga më të tjerët.

Tema e debatit ishte një projektligj tatimor dhe Bozan në fjalën e tij sulmoi qeverinë duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po vjedh nga xhepat e punëtorëve, nëpunësve dhe pensionistëve.

Pas incidentit, nënkryetari i Kuvendit kërkoi 15 minuta pushim për të qetësuar situatën.

Powered by WordPress