Një rast i tillë ka ndodhur dje në lagjen Arbanë në Prizren, ku është arrestuar një person, nën dyshimin se ka kanosur fqinjët e tyre.
Sinjali mëson se i dyshuari është një 69-vjeçar i cili fillimisht ka pasur një konflikt verbal me dy viktimat, vëllezër mes vete.
Për motive akoma të panjohura, palët janë fjalosur e më pas i dyshuari ka marr një armë bë shtëpinë e tij dhe ka shtënë me të në ajër.
Burimet e njëjta kanë bërë me dije se viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin.
Njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta sekuestrojnë armën e të dyshuarit, si dhe rreth 30 fishekë.
Palët më pas janë intervistuar nga hetuesit dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për incidentin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.