Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka njoftuar se po vazhdon implementimin e planit operativ “Motoçikletat 2025”.
Gjatё realizimit tё kёtij plani janё sekuestruar disa motoçikleta dhe janё proceduar gjashtёdhjetё e dy (62) kundёrvajtje, pёr: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Procedohen 62 kundёrvajtje nga Policia nё Pejё
Pejë, 21 korrik 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, ne vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçikletat 2025”, me datat 19/20.07.2025, nё qytetin e Pejёs.
Nё kёtё plan operativ, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga Stacioni Policor Pejё dhe Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё.
Gjatё realizimit tё kёtij plani janё sekuestruar disa motoçikleta dhe janё proceduar gjashtёdhjetё e dy (62) kundёrvajtje, pёr: mosposedimi i lejes pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.