Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plani i Rritjes: KE miraton agjendat e reformave për Kosovën dhe katër shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor

Plani i Rritjes: KE miraton agjendat e reformave për Kosovën dhe katër shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian të mërkurën ka miratuar agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas opinionit pozitiv të shteteve anëtare. Sipas agjendave të reformave, pesë qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndmorë, angazhohen për reforma socio-ekonomike që do të ndërmerren sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës nga viti 2024 deri në vitin 2027.

Ky hap, siç thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, është çelësi për lejimin e pagesave nën Planin e Rritjes së BE-së i cili kap vlerën gjashtë miliardë euro, dhe të cilat do të bëhen pas përfundimit të hapave të miratuar të reformës.

“Jam e mahnitur nga puna e partnerëve tane nga Ballkani Perëndimor në Agjendat e Reformës. Kjo tregon se janë të përkushtuar në suksesin e Planit të Rritjes. Është një rrugë që afron ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat. Dhe për t’u japur kompanive të tyre qasjen dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë. Të gjithë përfitojnë dhe është një hap i madh përpara drejt BE-së.” – ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Nacionale.

Agjendat e Reformës fokusohen në reformat në fushat prioritare të sundimit të ligjit dhe bazave të tjera si qeverisja, tranzicioni digjital dhe të gjelbërt, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mjedisit biznesor. Veç kësaj, secili përfitues ka propozuar një listë të investimeve treguese që do të financohen në kuadër të Planit, kiritke për zhbllokimin e rritjes socio-ekonomike, që do të miratohet në kontekstin e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni ka vlerësuar secilën Agjendë të Reformës bazuar në kriteret e përcaktuara nga Rregullorja për Reformën dhe Rritjen. Komisioni ka arritur në përfundim se Agjendat e Reformës përmbushin objektivat, duke përfshirë përshpejtimin e mbylljes së hendekut socio-ekonomik midis përfituesit dhe Bashkimit Evropian, dhe për të forcuar më tej bazat e procesit të zgjerimit.

Komisioni Evropian ka theksuar se pagesat do të bëhen dy herë në vit, deri në vitin 2027, bazuar në kërkesat e dorëzuara nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe verifikimit nga Komisioni në bazë të tre palë kushteve:

Parakushtet për ruajtjen e mekanizmave demokratikë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Siç potencon KE, një parakusht i veçantë aplikohet në rastin e Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të përkushtohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, përfshirë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut, të cilat do të vlerësohen duke marrë parasysh rolin dhe kontributin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

Para disbursimit të fondeve duhet të plotësohen kushtet e përgjithshme të stabilitetit makro-financiar dhe menaxhimit të shëndoshë të financave publike.

Kushtet e pagesës, pra përmbushja e hapave sasiorë dhe cilësorë, në të cilët ndahen reformat.

Derisa Bosnje e Hercegovina nuk përmendet, kjo ka ndodhur për shkak se ende nuk e ka dorëzuar në Agjendën e Reformës. Komisioni ka theksuar se pret dorëzimin e së njëjtës, në mënyrë që të vazhdoht me vlerësimin e saj dhe mbështetjen e autoriteteve për ta finalizuar, në të mirë të të gjithë qytetarëve.