Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Plani “Autobusi”, nga 14 prilli Policia në Prishtinë shqiptoi 56 gjoba për mosrespektim të rregullave

Plani “Autobusi”, nga 14 prilli Policia në Prishtinë shqiptoi 56 gjoba për mosrespektim të rregullave

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se nga data 14 prill ka filluar implementimin e planit “Autobusi”.

Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba, të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave.

“Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba, të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transprtin e personve në komunikcionin rrugor, si: ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit, bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet, mosrepsktimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj.”, thuhet në njoftim.