Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Plani “Alkooli” i Policisë në Gjakovë, ndalohen 33 patentë shoferë brenda dy ditësh

Plani “Alkooli” i Policisë në Gjakovë, ndalohen 33 patentë shoferë brenda dy ditësh

Policia në Gjakovë ka vazhduar me aktivitete shtesë policore në trafik, me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Gjakovë ka zbatuar Planin Operativ “Alkooli”, përmes kontrolleve të shtuara në terren.

Sipas policisë, brenda dy ditëve janë identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik. Në mesin e tyre janë evidentuar gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë së lejuar, si dhe drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Si masë mbrojtëse, policia ka ndaluar 33 patentë shoferë, prej të cilëve 21 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.