Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Planeja fshati ku mori fund sundimi i Milosheviq-it në Kosovë

Planeja fshati ku mori fund sundimi i Milosheviq-it në Kosovë

Shkruan: Afrim Kasolli

Këto ditë ka nisur përkujtimi dhe nderimi i 25 vjetorit të njërit prej operacioneve mw të njohura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, i njohur ndryshe si operacioni “Shigjeta”.

Ai ishte zhvilluar pranë fshatit malor të Pashtrikut, në zonën kufitare me Shqipërinë të quajtur Planeja. Kjo betejë kishte zgjatur për rreth dy javë nga 26 maji 1999 deri me 10 qershor 1999, kur edhe ish-Jugosllavia e atëhershme e pranoi kapitullimin me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës.

Para 25 viteve gazeta e njohur britanike, “The Guardian” në një artikull ekskluziv, dedikuar kësaj ngjarje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte shkruar se “nëse një fshat e meriton të hyjë në histori si qendra e luftimeve që e shembi kurrizin e sundimit serb në Kosovë, ai është Planeja”. (If one village deserves to go down in history as the centre of the struggle that finally broke the back of Serb rule in Kosovo, it is Planeja).

Sipas këtij mediumi, në këtë fshat u zhvillua njëra nga betejat vendimtare që e detyroi më fund ish-presidentin Jugosllav Sllobodan Milloshevic, të pajtohet me kushtet e kapitullimit dhe tërheqjen nga Kosova. Këtë gjë kësaj gazeta ia kishin konfirmuar edhe burimet e NATO-së në atë kohë. Kurse sipas, Alex J. Bellamy në librin “Kosovo and International Society” diktatori serb vetëm pas informatave që i kishte siguruar për humbjet kolosale që forcat e tij ishin duke i pësuar në këtë betejë, nuk i mbeti rrugë tjetër pos kapitullimit.

Fatmir Limaj atëbotë 28 vjeç, njëri nga drejtuesit kryesor të këtij operacioni, dhe po ashtu zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të udhëhequr nga UÇK-ja, i kishte thënë kësaj gazete para më shuam se dy dekadave, se depërtimi i njësiteve të UÇK-së nëpërmjet këtij depërtimi i patën kërcënuar dhe rrezikuar për t’i ndërprere linjat e komunikimit të serbëve në Kosovën perëndimore.

Ndër të tjera Limaj, kishte pohuar, se “ata ia dolën ta hapin një korridor që shkonte nga Kruma në Shqipëri nëpërmjet fshatit Shahin dhe mbi kufirin për në Planejë”. Dhe në këtë mënyrë do të do të bllokohej rruga kryesore nga Prizreni për në Pejë. Pra “kjo ishte beteja që i dha fund luftës”, pohonte Limaj.

Fshati Planejë, sipas reportazhit të këtij mediumi, pas luftës ishte e rrënuar dhe shkatërruar totalisht. Haxhi Kasolli, një banor i fshatit i kishte thënë atëbotë gazetarit Jonathan Steele, i cili kishte shërbyer edhe si korrespondent i kësaj gazeta nga Moska, se tashmë ky fshat është një lokalitet fantazmë. /TVArbëria/

Themes by WordPress