Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet autori, Policia jep detajet

Policia ka reaguar pas plagosje me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autori që plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, duke shtuar se po punon për kapjen e tij.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh/