Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagosja e trefishtë në Pejë- i dyshuari mbrohet në heshtje

Plagosja e trefishtë në Pejë- i dyshuari mbrohet në heshtje

I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, Agron Gashi, është mbrojtur në heshtje.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli.

Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjën e së mërkurës në qendër të Pejës. Babai dhe dy djemtë e tij u plagosën me armë zjarri nga 21 vjeçari, Agron Gashi, pas një mosmarrëveshje mes tyre.