Një person është plagosur në Lezhë, ndërsa raportohet se i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e qytetit.
Sipas raportimeve të abcnews.al, viktima është plagosur në këmbë, transmeton Klankosova.tv.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.