Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Plagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës – Policia: Rasti është duke u hetuar

Plagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës – Policia: Rasti është duke u hetuar

Një femër është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Zëdhënësi i PK për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova.