Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr pronari i një marketi në Vushtrri, rasti po hetohet

Plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr pronari i një marketi në Vushtrri, rasti po hetohet

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 në Stanoc të Vushtrrisë.

Tutje thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.