Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.

Lajmin për Klankosova.tv ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:10, në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, është raportuar një rast i plagosjes me armë zjarri”.

“Njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim.