Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagoset me armë një person në Fushë Kosovë, dyshohet të jetë polic

Plagoset me armë një person në Fushë Kosovë, dyshohet të jetë polic

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë pasditen e së dielës.

Lajmin për TV Arberia e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Burime të Insajderit përbrenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se personi i plagosur është zyrtar policor. Sipas këtyre burimeve, ai është plagosur përgjatë detyrës zyrtare.

Powered by WordPress