Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Plagosen me armë zjarri babë e bir në Pejë

Plagosen me armë zjarri babë e bir në Pejë

Dy persona (babë e bir) kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:15, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Dy meshkuj nga Kosova (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

/TV Arbëria