Dy vëllezër u plagosën këtë të martë në mbrëmje, si pasojë e një konflikti me armë të ftohtë në Durrës.
Sipas policisë, të dëmtuarit janë 38-vjeçari me iniciale M. B. dhe 35-vjeçari me iniciale K. B. Ata u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar. Një prej autorëve të dyshuar është 37-vjeçari me iniciale R.F., i cili është shpallur në kërkim.
Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, që po punon për identifikimin e autorit tjetër dhe zbardhjen e rrethanave./TCh