Shtëpia e këngëtarit shqiptar, Ermal Meta, i cili jeton dhe vepron në Itali ishte cak e hajdutëve.
Ishte vetë artisti Meta i cili njoftoi për këtë, duke publikuar edhe një fotografi edhe të derës së thyer.
Krahas kësaj fotografie, artisti dha një mesazh për hajdutët që plaçkitën shtëpinë e tij.
“Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur”, shkroi këngëtari në njoftimin e tij, i indinjuar për rastin.
Ermal Meta është një emër tejet i respektuar në fushën e muzikës, i njohur për artin e tij tejet të veçantë.
Gjashtë vjet më parë ai përfaqësoi Italinë në Eurovision, bashkë me artistin italian Fabrizio Moro.