Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pjesëtarët e Policisë së Kosovës presin në radhë për të dhuruar gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës presin në radhë për të dhuruar gjak

Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ngjarje e rëndësishme e cila shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës së produkteve të sigurta të gjakut, si dhe për të falënderuar të gjithë dhuruesit që me këtë gjest shpëtojnë jetë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë mbledhur sot për të dhuruar gjak, gjë të cilën e kanë bërë edhe në vitet paraprake.

Pjesëtarë të Njësive të Specializuara janë parë në sheshin e Prishtinës duke pritur në radhë për të dhuruar gjak.