Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pjesëmarrja e Izraelit, sebep që Islanda të bëhet vendi i pestë që bojkoton Eurovisionin

Pjesëmarrja e Izraelit, sebep që Islanda të bëhet vendi i pestë që bojkoton Eurovisionin

Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës duke thënë se do të bojkotojë Festivalin e Këngës në Eurovision 2026.

Të pesë vendet janë tërhequr pasi pjesëmarrja e Izraelit në konkurs u konfirmua zyrtarisht javën e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Stefan Eiriksson, drejtor i përgjithshëm i transmetuesit kombëtar islandez RUV, tha: “Nuk ka paqe apo gëzim të lidhur me këtë konkurs siç qëndrojnë gjërat tani. Mbi këtë bazë, para së gjithash, ne po tërhiqemi ndërsa situata është ashtu siç është.”

RUV tha se pjesëmarrja e Izraelit kishte “krijuar përçarje midis anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) dhe publikut të gjerë”.