Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Pjesë e shkëputur nga fjala mbrojtëse para gjyqit

Pjesë e shkëputur nga fjala mbrojtëse para gjyqit

Mr. Ukshin Hoti

Populli shqiptar duhet bashkuar kete e dine te gjithe dhe askush me nuk e konteston.

Ai duhet te bashkohet per shkak se eshte i njesuar ne planin shpirtëror: e ka nje gjuhe, nje kulture dhe nje histori. Për shkak se eshtë nje popull i vjetêr evropian i Balkanit, i cili qe herêt e ka demonstruar pjekurine e vet shtet-formuese; per shkak se githashtu qe heret e ka arritur nivelin e duhur te vetedijes politike pèr veten, pèr vendin dhe pèr interesat e veta ne rajon, dhe per shkak se e ka deshmuar ne menyre te lavdishme dobishmerine e vet ne te gjitha planet e bashkesise evropiane te popujve.

Nuk i duhet qe ta deshmoje perkatesine e vet ne kete bashkesi, sepse pavaresisht nga pozita e vet geopolitike dhe e pranisë se religjionit islamik në shumicën e pjesètarève te tij, ai ka qene dhe ka mbetur popull evropian.

Ai duhet te bashkohet edhe per shkak se e drejta per vetevendose eshte njera nder arritjet qenésore te gytetèrimit evropian, e drejta te clien vetè ajo e ka proklamuar dhe e cila mè asnje populli ne Evrope nuk mund t’i refuzohet a ti mohohet.

Popullit shqiptar i duhet nje gje e tille që te mund te zhvillohet vet më tej per ta ardhur nivelin e porgjthshem të kësaj bashkisie E drejta o popullit shqiptar per t’u bashkar buron edhe nga fakti se ai nuk ka qene ndonjëherë i pyetur per caktimin e Kufive që e cungojnë nga to gjitha anët.

Kur u bë një gjë e tillë në Konferencën e Ambasadorëve, premieri i atëhershëm britanik, sër Eduard Grey, që e kryesonte atëherë këtë konferncë, pati deklaruar publikisht se ishin detyruar që të flijonin këtë popull për shkak të së paqes evropiane ………

Gykata e Qarkut ne Prizren Mr. Ukshin HOTI 29 shiator 1994

Themes by WordPress