Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi i ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se ky aks, pjesë e korridorit të 8, është tashmë i hapur për qarkullimin e mjeteve.

“Segmenti i hapur për qarkullim në aksin e ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII për #Shqipërinë2030”, shkruan Rama.

Korridori 8 është një nga dhjetë korridoret e rrjetit të Transportit pan-evropian.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit.