Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Kupës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina po avancon 1:0 ndaj Ballkanit, falë golit të Kreshnik Ukës në minutën e 45+3′.
Po ashtu, në epërsi gjenden edhe skuadrat e tjera si Gjilani, Malisheva dhe ajo e Vushtrrisë.
Gjilani po avancon 3:1 ndaj Trepçës ’89, Malisheva gjendet në epërsi 2:1 si mysafire e Llapit dhe Vushtrria po e mposht 1:0 Beharin.
Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Kupës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Prishtina 1:0 Ballkani
Trepça ’89 1:3 Gjilani
KF Llapi 1:2 Malisheva
Vushtrria 1:0 KF Behari
/TV Arbëria