Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen sot në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani po avancon 1:0 ndaj Gjilanit, përmes golit të Meriton Korenicës në minutën e 19′.
Po ashtu, në epërsi prej 1:0 gjendet edhe skuadra e Trepçës ’89, e cila po avancon 1:0 si mysafire ndaj Prishtinës.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Ardian Muja në minutën e 29′ të ndeshjes.
Ndërkaq, në përballjen mes Llapit dhe Malishevës nuk është gjetur goli ende.
Pjesa e parë:
Ballkani 1:0 Gjilani
Llapi 0:0 Malisheva
Prishtina 0:1 Trepça ’89
/TV Arbëria