Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Marokut dhe Kombëtares së Portugalisë, ku vetëm një gol është shënuar deri tani.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Al Thumama”, Maroku e gjen vetën në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Portugalisë.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Youssef-En Nesyri, i cili në minutën e 42′ kalon Maroku në epërsi prej 1:0.
Vlen të theksohet se superylli, Cristiano Ronaldo nuk është në fushë, pasi që trajneri Fernando Santos e ka lënë atë në bankën rezervë.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1:0 në favor të Marokut. /TV Arbëria