Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Shqipërisë, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Adush Muca”, skuadra e Bylisit dhe Kukësi hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0.
Po ashtu, me barazim mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes mes Laçit dhe KF Tiranës, ku rezultati tregon 1:1.
Golin për Laçin e shënoi Vasil Shkurtaj në minutën e 3′, kurse golin e barazimit te Tirana e shënoi Bruno Lulaj në minutën e 45+3′ të ndeshjes.
Rezultatet e pjesës së parë të dy ndeshjeve të Superligës së Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Bylisi 0:0 Kukësi
Laçi 1:1 KF Tirana
/TV Arbëria