Ka përfunduar pjesa e parë në tre ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës të Gjilanit, skuadra e Dritës po avancon 1:0 si vendase ndaj Dukagjinit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Ardit Tahiri, i cili kaloi Dritën në epërsi prej 1:0 në minutën e 43′.
Po ashtu, në epërsi të njëjtë 1:0 po kryeson edhe skuadra e Ferizaj, e cila hynë në pushim në epërsi ndaj Prishtinës me golin e shënuar nga Mateo Panadic në minutën e 42′.
Ndërkaq, në përballjen mes KF Llapit dhe Trepçës ’89 ende nuk është gjetur goli, ku dy skuadrat hyjnë drejt zhveshtores duke barazuar 0:0.
Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.
Drita 1:0 Dukagjini
Ferizaj 1:0 Prishtina
KF Llapi 0:0 Trepça ’89
/TV Arbëria