Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pjesa e parë: Chelsea në disavantazh, Tottenhami e Brightoni luajnë baras

Pjesa e parë: Chelsea në disavantazh, Tottenhami e Brightoni luajnë baras

Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të xhiros së 30 të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Chelsea gjendet në disavantazh prej 1:0 ndaj Wolverhamptonit.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Matheus Nuanes në minutën e 32’ të ndeshjes.

Në epërsi të njëjtë 1:0 gjendet edhe skuadra e Brentfordit, e cila po avancon si vendase ndaj Newcastle United.

Ndërkaq, skuadra e Tottenhamit e mbyll pjesën e parë duke barazuar 1:1 me Brightonin, ku për vendasit shënoi Heung-Min Son, ndërsa te skuadra e Roberto De Zerbit golashënues ishte Lewis Dunk.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Premier Ligës i gjeni më poshtë.

Aston Villa 0:0 Nottingham

Brentford 1:0 Newcastle

Fulham 0:1 West Ham

Leicester 0:1 Bournemouth

Tottenham 1:1 Brighton

Wolverhampton 1:0 Chelsea

/TV Arbëria