Historiani Fahri Xharra, përmes një postimi në faqen e tij Facebook, ka përgëzuar mikun e tij për hulumtimin e bërë për zbulimin e të vërtetës së Historisë së Shqipërisë.
Xharra e përgëzon mikun e tij për postimin e bërë shumë me vlerë të madhe për historinë tonë.
Ndër të tjera Xharra thotë se shqipëtarët e sidomos ata që marrin vendime të hapin sytë, t’i thirrin ndërgjegjës së tyre që iu ka humbur.
Nga ana tjetër Pirro Prifti ka thënë se një epok e re ka lindur pas viteve ’90. Ashtu si kan dalur mashtrimet e të dërguarve të komunizmit për një shoqëri të pasur e me ngrënë me lugë floriri, ashtu dolën edhe të rinjë në lëmi të ndryshme për të zbuluar dhe korrigjuar gabimet, shtrembërimet dhe fallcifikimet në çdo fushë sociali dhe shkencorë.
Pirro shtonë se pa i hyrë Historisë në zanafillë, rreshton disa elemente që vetë shoqëria shqiptare është bërë pengesë pa dashje, ngaqë jemi një shoqëri kozmopolite dhe e prirur për të emigruar, duke filluar nga lashtësia, mesjeta dhe tani në kohën moderne, në demokracinë perëndimore që promovohet globalizmi.
“Pa i hyrë Historisë së mirëfillitë në këtë shkrim të shkurtër, po rreshtoj disa elemente që vetë shqoëria shqiptare pa dashje po bëhet pengesë ndoshta duke qënë një shoqëri kozmopolite dhe e prirur për të emigruar si në lashtësi, mesjetë edhe sot nën demokracinë liberale perëndimore që promovon Globalizmin. Hulmtuesit shqiptarë duhet të bëjnë dallimin për atë që është shqiptare me atë që është e huaj, sepse kjo është kamufluar ndërvite duke mos patur mundësi reale për të kundërshtuar apo dhe kur e kemi patur, politika, paraja, spiunllëqet i kanë detyruar hulumtuesit e atëhershëm shqiptarë që të gënjenin apo të bëheshin `teslim` ndaj teorive të huaja”, shkruan Prifti.
/TV Arbëria