Gerard Pique i ka dalë në mbrojtje Barcelonës ndaj akuzave të fundit që janë bërë për korrupsion.
Barcelona po përballet me akuza për korrupsion, se ka paguar ish-gjyqtarin José María Enríquez Negreira përgjatë viteve 2001 deri në 2018.
Pique, i cili luajti për klubin nga viti 2003 deri në vitin 2022, i tha radios katalunase “RAC 1”: “Unë nuk mendoj se Barça ka blerë gjyqtarët, do ta vendosja dorën time në zjarr për këtë gjë”.
“Nëse do ta bëni këtë gjë duhet ta mbani fshehur. Ka mënyra më të lehta për ta bërë këtë gjë, se sa të shkoni te zëvendëspresidenti i gjyqtarëve dhe t’i paguash atij një rrogë. Nuk ka logjik kjo”, tha më tej Pique.
Barça akuzohet se ka paguar Negreiran 7.3 milionë euro përmes dy kompanive që ish-gjyqtari i ka në pronësi, DASNIL dhe NILSAT.
Marrëdhënia mes Barcelonës dhe Negreiras ka filluar në vitin 2001 dhe përfundoi në vitin 2018.
/TV Arbëria