Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pioli, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Pioli, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Stefano Pioli është shfaqur si një kandidat kryesor për pozitën e trajnerit te Napoli, nëse ai shkarkohet përfundimisht nga Milani në verë.

Kampioni në fuqi italian ka kohë që kërkon një trajner të ri afatgjatë dhe humbja e tyre ndaj Empolit të shtunën i ka konfirmuar presidentit, Aurelio De Laurentiis, se Francesco Calzona nuk është i përshtatshëm për të qëndruar, duke e bërë atë të intensifikojë kërkimet, transmeton Gazeta Express.

Javët e fundit, shumë trajnerë janë paraqitur si opsione të mundshme për Napolin, duke përfshirë Antonio Conten, Gian Piero Gasperinin dhe Vincenzo Italianon, por tani ndryshimet e shtabit teknik te Milani mund të ndikojnë edhe te napolitanët.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, De Laurentiis po vëzhgon nga afër pozicionin e Piolit te “Rossonerët”, pasi është i interesuar për të sjellë teknikun italian në Napoli gjatë verës. /Gazeta Express/