Stefano Pioli e ka pranuar se Milani nuk bëri mjaftueshëm në humbjen e Superkupës së Italisë ndaj Interit dhe po bën shumë gabime.
Milani u mposht nga rivali i qytetit Interi me rezultat 3-0 me golat e realizuar nga DiMarco, Dzeko dhe Lautaro Martinez.
“Pjesa jonë e parë sigurisht që nuk ishte në lartësinë e detyrës, bëmë shumë gabime dhe prej andej ishte e vështirë të ktheheshim. Ne u përpoqëm në fillimin e pjesës së dytë, por nuk bëmë sa duhet për të merituar më shumë”, tha Pioli për “Sport Mediaset”.
“Është e qartë se ne nuk jemi mësuar me këto gabime dhe ato bëhen shumë të dëmshme ndaj një skuadre të kësaj cilësie. Sigurisht që nuk po kalojmë periudhën tonë më të mirë mendërisht, por duhet të bëjmë më mirë dhe të bëjmë më shumë.”, tha Pioli.
Ai vazhdoi duke thënë se humbja ndaj Interi dhemb shumë.
“E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të punojmë më mirë, të rrisim nivelin tonë, sepse është e qartë se kjo është një humbje që dhemb, një trofe që donim ta fitonim, por sezoni është ende i gjatë duke na pritur dhe ne duhet të rikthehemi. duke luajtur ashtu siç dimë ne.”, tha në fund Pioli.