Stefano Pioli së shpejti mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit. Trajneri italian e mban këtë pozicion që nga tetori i 2019-ës dhe tani, pak më shumë se katër vjet pas emërimit të tij, ai mund të shkarkohet. Shkak janë në radhë të parë rezultatet e këqija, por edhe numri i madh i dëmtimeve me të cilat skuadra e Milanit duhet të përballet këtë sezon.
Pas 17 xhirove të Serie, Milani është në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, gjë që në vetvete nuk do të ishte problem i veçantë nëse Interi i parë nuk do të kishte 11 pikë më shumë, ndërsa i dyti Juventus shtatë më shumë.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, Roberto De Zerbi i Brighton dhe Antonio Conte janë aktualisht dy kandidatët kryesorë për zgjidhje të përhershme.
/TV Arbëria