Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pikantet e Vllaznia-Bylis/ Tifozët ngacmojnë Deden: Do të biesh bashkë me Tiranën

Pikantet e Vllaznia-Bylis/ Tifozët ngacmojnë Deden: Do të biesh bashkë me Tiranën

Disa nga momentet më interesantë të ndeshjes në Shkodër “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:

Pavarësisht motit të mirë dhe çmimit modest të biletës, tifozët shkodranë nuk ishin më shumë se 1500 në këtë ndeshje.

-Nuk mungojnë pëllumbat, që fluturojnë rreth fushës me shiritat kuqeblu. Një traditë tashmë në ndeshjet e Vllaznisë.

-Gol i pësuar, pavarësisht se anulohet, “nxeh” Brdariç, i cili kërkon “llogari” te Bajrami dhe Stojanoviç për pozicionimin e tyre. Trajneri acarohet edhe me Jagon, pasi mbrojtësi vonon ekzekutimin e një rivënieje anësore.

-Nevil Dede replikon me tifozët në tribuna. Tifozët shkodranë i drejtohen atij: “Nevil, boll bërtite!” Kreu i stolit ballshiot u kthehet me fjalët: “Pse u mërzite ti?” Tifozët e ngacmojnë sërish Deden: “Do biesh nga Superliga së bashku me Tiranën”.

-Të pakënaqur tifozët shkodranë me futbollistët e tyre, që kthejnë disa topa pas, duke ulur ritmin e lojës.

-Duartrokitje të shumta për Stojanoviç në momentin kur lë fushën për Repajn. Ovacione edhe për dyshen Mala-Dodaj në momentin e ndërrimit.